Sllovenia nga java tjetër nis testimet masive

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 15:30
Sllovenia nga java tjetër nis testimet masive

Sllovenia si shumë shtete tjera ka shënuar mijëra raste të infektuara me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë i Sllovenisë Tomazh Gantar njoftoi sot se testimi i parë vullnetar masiv do të fillojë që javën e ardhshme, para pushimeve të Krishtlindjes dhe se nga fillimi i vitit të ardhshëm, testimi do të jetë më i arritshëm për qytetarët.

Gantar shpjegoi se rreth 60 teste të shpejta do të bëhen në një orë, si dhe se testet do të kryhen për 10 orë në ditë, njoftoi agjencia e lajmeve STA.

Kur 100 njësi të testimit të shpejtë të jenë gati, testimi vullnetar masiv do të jetë i mundur në të gjithë Slloveninë.

Sllovenia ka shënuar 98 mijë e 281 raste me COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë raportuar edhe 1 mijë e 524 raste të reja të infektuara.

(Kosova Sot Online)