Nis pajisja e qytetarëve me letërnjoftim

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 15:35
Nis pajisja e qytetarëve me letërnjoftim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPB’ja ka bërë me dije se të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në misionet konsullore/diplomatike.

“Njëkohësisht, ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë arritur të pajisen me letërnjoftim sipas procedurave të parapara”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)