Konjufca: Me Vjosa Osmanin do t’i fitojmë zgjedhjet

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 21:25
Konjufca: Me Vjosa Osmanin do t’i fitojmë zgjedhjet

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se kjo parti ka preference ekskluzive për të bashkëpunuar me Vjosa Osmanin.

Konjufca tha se bashkëpunimi me PDK-në ka disa probleme.

“Ky 40shi i zotit Hoxhaj e ka formën e kushtëzimin. Nuk e di qysh krijohet mirëbesim me kushtëzim. Problemi i bashkëpunimit me PDK i ka disa demnsione. PDK në mënyrë shumë të pamatur dhe tejet ambizioze në kuptimin negative e dha votën bllanko për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Po e ndrroj pushtetin se s’po më pëlqen e unë po rri prapë në opozitë, kjo është hajgare me vullnetin e popullit”, tha Konjufca.

“Me Vjosa Osmanin kemi preferenca ekskluzive me bashkëpunu. E sigurt është që VV do ti fitoj zgjedhjet e reja. LDK nuk ka kurfar dallimi me PDK e AAK, kur e përjashton edhe Vjosa Osmani nuk dyshoj më”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)