Për një ditë, reth 119 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

  • E.K /
  • 17 December 2020 - 11:51
Për një ditë, reth 119 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

118 mijë e 579 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, deri tani në botë janë infektuar me COVID-19 74 milionë e 635 mijë e 260 persona, kanë vdekur 1 milionë e 657 mijë e 603 persona ndërsa janë shëruar 52 milionë e 460 mijë e 164 persona.

20 milionë e 517 mijë e 493 raste janë ende aktive me këtë virus, nga të cilat 107 mijë e 434 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 17 milionë e 394 mijë e 260 raste, pastaj India me 9 milionë e 951 mijë e 962 raste, dhe Brazili me 7 milionë e 42 mijë e 695 raste.              

Numri total i rasteve pozitive me këtë virus në Kosovë është 47 mijë e 499 raste nga 166 mijë 741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318.

(Kosova Sot Online)