Hajnat e plagosin një polic në Veternik

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 08:08
Hajnat e plagosin një polic në Veternik

Një zyrtar policor është plagosur mëngjesin e së premtes nga disa hajna që kishin shkuar për të vjedhur bankomatin e një qendre tregëtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga policia e Kosoëvs në rajonin e Prishtinës në një përgjigjje.

Të njejtët bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta.

Policia sipas njoftimit ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë  kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht  policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar  me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Prishtinë, Agron Borovci.

(Kosova Sot Online)