Ky është numri i të infektuarve me COVID-19 në gjithë botën

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 08:09
Ky është numri i të infektuarve me COVID-19 në gjithë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 77 milionë.

Gjithsej 77.001.365 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 18.171.677 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 10.056.162 raste, Brazili me 7.213.155, Rusia 2.848.377, Franca 2.473.354, Britania 2.040.147, Turqia 2.024.601, Italia 1.953.185, Spanja 1.817.448, Argjentina 1.537.169, Gjermania 1.507.258, Kolumbia 1.496.062, Meksika 1.313.675, Polonia 1.202.700 dhe Irani me 1.158.384 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,69 milionë njerëz, kurse mbi 53,9 milionë janë shëruar.

(Kosova Sot Online)