Djali nga Rahoveci në gjendje të dehur e sulmon fizikisht nënën, ajo përfundon në spital

  • E.K /
  • 21 December 2020 - 10:03
 Djali nga Rahoveci në gjendje të dehur e sulmon fizikisht nënën, ajo përfundon në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmë në Rahovec.

Kjo pasi që sipas policisë, i njëjti në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rahovec 20.12.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)