Alfred Cako çudit këdo: Edi Rama është një klon, ja ku jeton ai i vërteti….

  • G.G /
  • 21 December 2020 - 11:51
Alfred Cako çudit këdo: Edi Rama është një klon, ja ku jeton ai i vërteti….

Konspiracionisti Alfred Cako nuk ndalet me deklaratat e tij për pandeminë dhe Covid, por edhe mbi situatën aktuale që po kalon vendi.

Gjatë ditës së sotme në, “Rrethi Katror” në emisionin “E Diell” ne TCH ku është diskutuar për çështje të fesë, pandemisë, emërimin e Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm dhe klonimin e Edi Ramës, ka qene i Pranishëm edhe Çako.

Ai tha se Kryeministri jonë nuk është Edi Rama por një klon, edhe Putin është një klon dhe se kloni projektohet në mënyrë të atillë që ka të gjitha informacionet që ka pasur ajo që klonon një dhe kloni mendon se është personi të cilin përfaqëson.

“Gojët e liga thonë se pasi u kthye nga USA, Kryeministri jonë nuk është Edi Rama por një klon. Liderët e vërtetë sipas ideve konsperacioniste edhe Hyseni është gjallë dhe ka jetuar në një nga qytetet nëntokësore të Brazilit dhe po kështu thuhet edhe për Abraham Linkoln ku mendohet se është vr arë por nuk është vr arë, por ka jetuar në një vend të fshehtë derisa ka vdekur.

(Kosova Sot Online)