Për një ditë, ndalohen 8 persona në Kosovë

  • G.G /
  • 21 December 2020 - 13:26
Për një ditë, ndalohen 8 persona në Kosovë

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë ndaluar 8 persona si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 4 personave.

Sipas Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 4 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 21 dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafin 1 KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  tre (3) persona për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)