Berisha: Passwordin e Facebook’ut tim nuk e ka askush, as gruaja ime

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 17:38
Berisha: Passwordin e Facebook’ut tim nuk e ka askush, as gruaja ime

Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët që mos të mos ta ndajnë passwordin e Facebook-it me personat tjera, ai tha se passwordin e Facebook’ut të tij e ka veç ai.

Berisha tha se passwordin nuk ja ka treguar as gruas së tij, e as ajo nuk ia treguar atij.

“Vetëm unë e di passwordin tim. Tani jam i bindur se edhe passwordi është i rëndësishëm. Është diçka personale. S’kemi pas ndonjë kërkesë të ndërsjellët në këtë drejtim. Ajo e ka të vetin unë timin. S’ka ndonjë arsye për ta shkëmbyer”, tha ai.

Ai tha tutje se qytetarët duhet të kenë kujdese e të mos ekspozojnë detaje personale pasi mund të jenë pre e rreziqeve kibernetike.


(Kosova Sot Online)