Bahtiri: Albin Kurti po vjen

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 23:24
Bahtiri: Albin Kurti po vjen

Agim Bahtiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetutese i cili e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se Albin Kurti po vjen për të qëndruar gjatë si Kryeministër i Kosovës

“Albin Kurti po vjen, po vjen për të qendruar gjatë si Kryeministër i Kosovës. Kosova shumë shpejtë do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe njëherë e mirë qytetarit të Republikës tonë do t’i kthehet dinjiteti. Të dashurit e mi, fushata zgjedhore tashmë ka filluar, ju ftoj që të bëhemi bashk si kurrë më parë, t’i bashkojmë forcat tona dhe t’i japim Kosovës kahjen e duhur me Albin Kurtin Kryeministër. Mitrovica dhe gjithë Kosova me Albinin”, ka shkruar Bahtiri.


(Kosova Sot Online)