Koronavirusi prek edhe fundin e botës

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 09:17
 Koronavirusi prek edhe fundin e botës

Koronavirusi ka mbërritur deri në Antarktikë, kontinentin e vetëm deri tani të paprekur nga COVID-19, ka bërë të ditur ushtria e Kilit.

Rastet e para të sëmundjes aty janë regjistruar mes pjesëtarëve të shërbimit shëndetësor dhe atyre ushtarakë, të cilët janë në mision shkencor në një stacion kërkimi ndërmjet oqeanit dhe ajsbergëve.

Forcat e armatosura të Kilit kanë bërë të ditur se së paku 36 persona janë infektuar në bazën Bernardo Ohiginz, përfshirë 26 pjesëtarë të ushtrisë dhe 10 civilë që po merreshin me mirëmbajtjen në bazë. Stacioni me personel të përhershëm, i cili operohet nga Ushtria e Kilit, ndodhet afër cepit të një gadishulli në pjesën më të skajshme veriore të Antarktikut. Santiagoja zyrtare ka bërë të ditur se personeli “është izoluar sikurse kërkohet dhe po monitorohet vazhdimisht” prej autoriteteve shëndetësore në Magallanes të Patagonisë Kiliane.

(Kosova Sot Online)