Rreth 5 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

  • A.P /
  • 24 December 2020 - 15:57
Rreth 5 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

Zvicra po vazhdon të raportoj mijëra raste të reja të infektuara me COVID-19,

Gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër janë raportuar 4 mijë e 898 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa janë raportuar edhe 38 viktima si pasojë e këtij virusi.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, 428 mijë e 197 persona janë infektuar deri tani me COVID-19.

Ndërsa, 7 mijë e 67 persona deri tani kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në Zvicër.

311 mijë e 500 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 109 mijë e 630 raste janë aktive me të.

438 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të këtij virusi.

Deri tani Zvicra ka testuar 3 milionë e 476 mijë e 677 persona për këtë virus.

Ndërsa, në gjithë botën numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 79 milionë e 217 mijë e 763.

1 milionë e 740 mijë e 865 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa janë shëruar 55 milionë e 812 mijë e 812 persona.

(Kosova Sot Online)