Mediat serbe: Vuçiq dhe familja e tij u kërcënuan pas deklaratës për njohjen e pavarësisë së Kosovës

  • G.G /
  • 25 December 2020 - 11:29
Mediat serbe: Vuçiq dhe familja e tij u kërcënuan pas deklaratës për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Në profilin në Instagram të Presidentit të Serbisë, “Avuëië”, një përdorues i këtij rrjeti social dërgoi mesazhe dhe kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij.

Mesazhet e lëna nga përdoruesi ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq përmbajnë mallkime dhe sharje, raporton B92.

Ato u shkruan nën postimet e Vuçiqit rreth asaj se kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës, për përparimin dhe zhvillimin e Serbisë dhe ndërtimin e spitalit Covid në Krushevc.

(Kosova Sot Online)