Lexoni edhe:
Dyfish më shumë të shëruar sesa raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
Ka ndryshuar kategorizimi i komunave sipas rasteve të kësaj jave me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook ka treguar për ndryshimet ndërmjet kategorizimit të komunave në bazë të nurmit të të infektuarve.
“Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku”, ka shkruar Zemaj.
Dyfish më shumë të shëruar sesa raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit Lexoni edhe:
Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.
Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndersa kujdesi duhet të rritet.
Gjatë 24 orëve të fundit, Zemaj ka shkruar se nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 538 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin.
(Kosova Sot Online)