Erdogani premton reforma, e përmend djallin

  • G.G /
  • 26 December 2020 - 14:16
Erdogani premton reforma, e përmend djallin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se vendi i tij do të sjellë reforma strukturore për ta thyer atë që e ka quajtur “trekëndësh i djallit” në ekonomi – shkallën e interesit, inflacionin dhe shkallën e këmbimit.

Ai shtoi se Turqia është e vendosur që të formojë një sistem të mbështetur në prodhim dhe punësim, shkruan Reuters.

Muajin e kaluar, kreu i shtetit turk premptoi reforma ekonomike dhe reforma në sistemin e drejtësisë, duke ngjallur shpresë për lirimin nga burgu të politikanëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Duke folur përmes një video-lidhjeje në një ceremoni në Ankara, Erdogani tha se viti 2021 do të jetë viti i reformave demokratike dhe ekonomike dhe se përpjekjet për dërgimin e tyre në kuvend do të bëhen sa më shpejt që është e mundshme.

“Shpresojmë që t’i kalojmë probleme nga sulmet ekonomike dhe masat e pandemisë sa më shpejt që është e mundshme. Duke i përshpejtuar reformat strukturore, ne jemi të vendosur të formojmë një sistem të mbështetur në prodhim dhe punësim dhe duke e thyer trekëndëshin e djallit të shkallës së interesit, inflacionit dhe shkallës së këmbimit”, tha presidenti turk.

Ai e ka quajtur shkallën e interesit “nëna e të gjitha të këqijave” dhe thotë se beson që shkalla e lartë e interesit e nxit inflacionin, që është në kundërshtim me teorinë monetare. Erdogani shpesh ua ka lënë fajin sulmeve të jashtme ndaj ekonomisë turke për vështirësitë e vendit të tij në këtë sektor.

(Kosova Sot Online)