Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri

  • A.P /
  • 29 December 2020 - 17:47
Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri

Gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme në Kosovë moti do të jetë i vranët.

Poashtu do të ketë reshje të shiut e po ashtu intervale me diell.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Reshjet më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme.”, thuhet në raportin e IHMK-së

(Kosova Sot Online)