Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 07:58
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kosoca Sot Online sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:30Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryeministri Avdullah Hoti, marrin pjesë në ceremoninë e bartjes së aseteve nga Hotel Grandi. (Hotel Grand- Prishtinë)   

10:00Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shtëpinë e Pleqve. (Shtëpia e Pleqve, Prishtinë)

10:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë,ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal)

11:00Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, merr pjesë në hapjen e ekspozitës për Gjergj Fishtën. (Biblioteka Kombëtare) 

11:00Agjencia e Statistikave të Kosovës, mban konferencë për medie në të cilën do të bëhet informimi mbi ecurinë e treguesve makroekonomikë dhe socialë gjatë vitit 2020 dhe krahasimet me vitin 2019. (Objekti i ASK-së)

11:00Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj mban konferencën përmbyllëse për medie. (Zyra e Kryetarit)

11:20Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla  pret në takim kortezie Ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio. (Objekti i MPJD-së)

12:00U.d e presidentes Vjosa Osmani viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç‘rast do të mbajë fjalimin e fundivitit para pjesëtarëve të FSK-së.  (Kazerma “Adem Jashari”)

12:00Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka do të shpërndajë dekorata dhe mirënjohje për fundvit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal)

14:00Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mbledh Kryesinë e partisë për caktimin e kandidatit për kryeministër. (Zyret e LDK-së)

15:00Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, prezanton Raportin vjetor të punës. (Biblioteka Kombëtare)

16:00Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës organizojnë edicionin e katërt të konferencës “Sporti dhe Media”. ( Zoom- https://us02web.zoom.us/j/8062454090?pwd=UHpITk9ydDlwUjZFZDViS255bTQzdz09)

(Kosova Sot Online)