Keir Starmer pas humbjes: Unë nuk do të tërhiqem
“Unë nuk do të tërhiqem dhe të zhys vendin në kaos”, tha kryeministri britanik Keir Starmer pas rezultateve të para në Angli të cilat treguan humbjen e Laburistëve.
Duke iu referuar fitores dërrmuese të Laburistëve në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2024, Starmer tha: “Unë e udhëhoqa partinë tonë drejt asaj fitoreje dhe kjo është një mandat pesëvjeçar për të ndryshuar vendin”.
Starmer thotë se “në ditët në vijim” do të paraqesë “hapat e mëtejshëm” që Laburistët do të ndërmarrin për të bindur elektoratin, shkruan BBC.
I pyetur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ai përgjigjet: “Po. Ishte një mandat pesëvjeçar për të cilin u zgjodha dhe kam ndërmend ta çoj deri në fund”.
Deri tani, Laburistët kanë humbur kontrollin e tetë këshillave lokalë, ndërsa Reform UK ka fituar më shumë se 380 vende, megjithatë numërimi është duke vazhduar.
(Kosova Sot Online)
