Ky është parashikimi i motit për dy ditët e fundit të vitit

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 08:03
Ky është parashikimi i motit për dy ditët e fundit të vitit

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Reshjet më intensive do të jenë në Dukagjin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme

(Kosova Sot Online)