Kështu e priti Netanyahu spiunin që u mbajt 30 vjet në burg në ShBA

  • G.g /
  • 30 December 2020 - 09:40
Kështu e priti Netanyahu spiunin që u mbajt 30 vjet në burg në ShBA

Një ish-analist i forcave detare amerikane, i cili ka qëndruar 30 vjet në burg për spiunazh për Izraelin, të mërkurën arriti në Izrael dhe u mirëprit nga kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanyahu.

Jonathan Pollard, 66 vjeç, për një kohë të gjatë e ka shprehur dëshirën për t’u vendosur në Izraelin që i ka dhënë shtetësi. Afera e spiunazhit i kishte tensionuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për disa dekada.

I dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1987 pas pranimit të fajësisë për spiunazh, Pollardit iu fal dënimi në vitin 2015, shkruan Reuters.

Departamenti i Drejtësisë muajin e kaluar nuk ia vazhdoi këtij personi ndalimin 5-vjeçar të udhëtimit. Këtë veprim disa e panë si dhuratë lamtumirëse të Trumpit për Izraelin.

Netanyahu doli në aeroport për ta pritur Pollardin dhe bashkëshorten e tij, Esther, të cilët e puthën tokën pas zbritjes nga aeroplani.

(Kosova Sot Online)