Ky anëtar e braktis VV’në, shkon tek Nisma

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 15:43
Ky anëtar e braktis VV’në, shkon tek Nisma

Anëtari i VV-së, Kushtrim Luma, së fundmi i është bashkuar partisë së Fatmir Limajt, Nismës Socialdemokrate. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha.

“Sot bashkë me sekretarin e degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Demë Avdijaj, i uruam mirëseardhje në Nismën Socialdemokrate, Kushtrim Lumës. Luma ka përfunduar studimet universitare në drejtimin Juridik. Ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, po ashtu edhe anëtar aktiv në Unionin e Studentëve Shqiptar. Kushtrim Luma vjen nga një familje atdhetare. Nisma Socialdemokrate është e hapur për kuadro që janë të gatshëm t’i shërbejnë vendit aty ku vlerësohet ndihma e tyre. Rritja e Nismës në Gjakovë dhe në nivel vendi po vazhdon”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë që me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, që ishte vendimtare në formimin e Qeverisë “Hoti”, vendi pritet që të shkojë në zgjedhje. 

https://www.facebook.com/fazli.hoxha/posts/3888912454472319

(Kosova Sot Online)