Donald Trump dhe Michelle Obama shpallen personat më të admiruar për vitin 2020 në Amerikë

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 08:04
Donald Trump dhe Michelle Obama shpallen personat më të admiruar për vitin 2020 në Amerikë

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-zonja e parë Michelle Obama janë shpallur personat më të admiruar për vitin 2020, sipas një sonazhi të ri të Gallup.

Është hera e parë që Trump kryeson listën, duke i zënë vendin ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Ndërsa për Michelle Obama, ky është viti i tretë radhazi që shpallet gruaja në Amerikë .

Sipas Gallup, ishin të paktë republikanët që votuan dikë tjetër përveç Presidentit, ndërsa demokratët i ndanë votat e tyre.

Barack Obama zuri vendin e dytë si burri më i admiruar me 15% të votave.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden doli i treti me 6% dhe Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, doli i katërti me 3%.

Ndërkohë, Michelle Obama mori 10% të votave. Ndërsa pas saj vjen zv/presidentja e zgjedhur, Kamala Harris me 6% dhe zonja e parë Melania Trump doli në vendin e tretë me 4%.

Melania Trump doli e dyta pas Michelle Obama në vitin 2019 dhe ka qenë në mesin e 10 grave më të admiruara në katër vitet e fundit, por kurrë nuk ka zënë vendin e parë.

(Kosova Sot Online)