Për 24 orë, 101 aksidente në trafik, 1 me fatalitet

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 10:17
Për 24 orë, 101 aksidente në trafik, 1 me fatalitet

101 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend. Një nga aksidentet ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës, me 30.12.2020 ka ndërruar jetë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë i është lëshuar familjarëve për ceremoni mortore.

Ndërsa, 26 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 74 me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuat 702 gjoba.

Kujtojmë që për çdo ditë në vend shkaktohen dhjetëra aksidente në trafik, shumë prej të cilave përfundojnë me fatalitet.

(Kosova Sot Online)