Burri nga Gjilani sulmon prindërit dhe vëllain

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 09:19
Burri nga Gjilani sulmon prindërit dhe vëllain

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht prindërit dhe vëllain.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 2 janarit në Gjilan, ka bërë të ditur Policia në raporton 24 orësh.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht tre viktimat , dy prindërit dhe vëllain e tij. Nuk raportohet për e lënduar”, thekson njoftimi.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, bën të ditur Policia.

(Kosova Sot Online)