Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, tetë persona bëhen për Emergjencë

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 12:29
Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, tetë persona bëhen për Emergjencë

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore për shkak të një aksidenti ndërmjet dy automjeteve, sot në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:35, ndërsa shkaqet nuk dihen akoma.

“Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime dhe të gjithë janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka konfirmuar policia.

Njësitet e trafikut po merren me trajtimin e rastit, ndërsa policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

(Kosova Sot Online)