Kjo është viktima më e re në 24 orët e fundit nga COVID-19

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 15:08
Kjo është viktima më e re në 24 orët e fundit nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 4 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosove.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 234  raste të reja të infektuara.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe ka qenë një 55 vjeçar nga Malisheva.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç)”, është thën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Numri total i rasteve pozitive me këtë virus është 51 mijë e 965 raste nga 187 mijë e 88 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 344 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.

(Kosova Sot Online)