Lexoni edhe:
Politika gjermane “në ethe”, teksa Angela Merkel po bëhet gati të largohet
Dy të burgosur janë ngjtur në kulmin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, mëngjesin e sotëm. Të njëjtit kanë kërkuar që të biedojnë me prokurorin dhe vetëm pas bisedës me të janë pajtuar që të zbresin poshtë..
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Politika gjermane “në ethe”, teksa Angela Merkel po bëhet gati të largohetLexoni edhe:
Gashi ka bërë me dije se lidhur me këtë rast, SHKK’ja ka themeluar Komision Hetimor.
“Të burgosurit kanë dëmtuar grilën e dritares së dhomës, pastaj kanë dëmtuar edhe dritaren dhe kanë arritur të ngjiten lartë në kulm të QP Mitrovicë. Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqur me gjykatën, me ç’rast kanë kërkur të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë edhe të policisë dhe zv.drejtorit të Përgjithëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë”, ka thënë Gashi.
(Kosova Sot Online)