Për një ditë Policia e Kosovës shqipton 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 10:18
Për një ditë Policia e Kosovës shqipton 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Në 24 orët e fundit. Policia e Kosovës ka shqiptuar 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend, ajo ka shqiptuar 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar edhe 816 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

Policia edhe ditëve të kaluara ka shqiptuar qindra gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19 dhe mos respektim të rregullave në trafik.

Kujtojmë që me marrjen e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, policisë i ishte kërkuar që të bëjë më shumë kontrolle dhe të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë këto masa.

(Kosova Sot Online)