
Lexoni edhe:
Reagon Komuna e Ferizajt pas shpërthimit që la dhjetëra të lënduar
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë që presin rezultate të mira në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti në vend.
Ai ka thënë se edhe qytetarët e kanë vërejtur që PDK’ja është parti institucionale dhe që punon për të mirën e qytetarit.
Reagon Komuna e Ferizajt pas shpërthimit që la dhjetëra të lënduar
Lexoni edhe:
“Qytetarët e kanë vërejtur që PDK’ja është parti institucionale. Parti e cila din në momente të veçanta me qenë afër qytetarët. Parti që prioritet e ka qytetarin, shtetin dhe nuk i ka ambiciet personale, politike. PDK’ja është parti e cila ka bërë shumë kompromise në dëm të vet për të mirën e shtetit. Parti e cila thotë po kur është po”, ka thënë ai.
Shala ka folur edhe për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e ku në rend dite do të jetë cështja e FSK’së.
“Është vendimi historik që për herë të parë që Kuvendi i Kosovës në mënyrë institucionale që FSK’ja në bashkëpunim me Amerikën dhe me NATO-në, marrin pjesë në trupat paqeruajtëse në misione jashtë Kosovës. Janë të barabartë qoftë në operacione, evakuim dhe shpëtim dhe trajnime të tjera”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)