‘Çartet’ Vuçiqi për Kosovën, e përmend Millosheviqin

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 10:58
‘Çartet’ Vuçiqi për Kosovën, e përmend Millosheviqin

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka bërë qartë të ditur se deri sa është ai president deri në zgjedhjet të 2022 nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe nuk do ndryshojë qëndrimin, shkruan “B92”.

“Nuk di çka mund të ndodhë që kjo të ndryshojë. Ne kemi dhënë gjithçka na vetja. Kemi bërë politikë të mençur, ruajtëm Serbinë nga konflikti, duke mos tregua trimëri ruajtëm jetët e atyre që duan të mbeten në Kosovë. Di qindra njerëz që mezi presin ndonjë konflikt që të gjejnë dhjetëra arsye për shkak të drejtës dhe drejtësisë për çka do donin atë, Nëse i pyesni nëse vëllai apo motra ju kthehen në tabut atëherë është ndryshe”, ka thënë Vuçiq për “Veçernje Novosti”.

“Kemi zhvilluar politikë të vështirë serbe, kemi mbrojtur interesat kombëtare dhe kemi pasur kujdes që mos të hyjmë në konflikt me të gjithë botën dhe që mos te ketë konflikt të armatosur. Serbisë i duhet zhvillimi”, tha ai.

Vuçiq tha se “është vështirë të bisedohet me shqiptarët”

“Çdo gjë që shihni është fushatë në nivelin ditor kundër serbëve edhe Serbisë dhe presidenti të saj. Serbët do të ishin të mirë nëse do pranon pavarësinë e Kosovës dhe vetëm një ditë pastaj do kërkonin dëmshpërblimin e luftës, dy ditë pastaj do kërkonin se kemi bërë gjenocid. Kështu e shihni se bisedoni me njerëz që duan të ju bindin se nuk mund të punojmë së bashku”, tha Vuçiq.

Bisedat e tyre shkojnë vetëm “në njohjen reciproke” dhe 100 herë iu kam thanë se ajo nuk më intereson.

“Çka fiton Serbia me atë? Tek udhëheqja e tyre duhet të ndryshohet ndërgjegjja, sikurse që duhet presion nga BE për të përmbushur atë që u nënshkrua që BE është garant”, vlerësoi Vuçiq dhe deri nuk përmbushen obligimet nuk beson në rezultate të bisedimeve.

Në pyetjen nëse frikësohet nga boshti Berlin-Uashington pas fitores së Bajden dhe nëse ai mban linjën njohje e Kosovës apo asgjë nga BE:

“Kjo linjë ka qenë edhe përpara dhe tash do të jetë më e shprehur. Përsëri duhet të them se kam pasur bisedë të gjatë me presidentin francez Makron dhe bisedë korrekt me kancelaren Merkel, para nesh nuk ka ditë të lehta, po nuk është hera e parë”.

Ai përkujton se në 8 vitet e kaluara nuk kishte përndjekje të serbëve, askund.

“Nga ana tjetër Kosova para kësaj ishte akt i përfunduar posaçërisht pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësi, janë vendosur kalimet kufitare në Jarinje e Bernjak. Pastaj dikush pati sukses që të kthejë tregimin në skenën ndërkombëtare. A është tradhtar ai që në kohën e tij 90 shtete e pranuan Kosovën e pavarur, apo ai në kohën e të cilit 18 shtete tërhoqën njohjen. Ku u rritën pensionet 60 për qind, kur Serbia kishte kursin e pandryshuar me euro për 8 vjet, kur ndërtuam rrugë , ura e hekurudha. Serbia ka ndryshuar shumë dhe gjermanët thonë “Semafori tregon të gjitha rezultatet”, nënvizoi Vuçiq.

“Nga unë duan të bëjnë Millosheviqin”

Vuçiq tha se iu beson organeve përkatëse dhe kontrollit të brendshëm , duke fol për përgjimin ndaj tij , ku tha se “nga unë duan të bëjnë Millosheviqin”.

“Disa njerëz me të cilat kam biseduar për sport, janë etiketuar se kanë lidhje me drogë dhe mund të jenë përgjuar dhe janë përgjuar vetëm bisedat e mia. Ata njerëz nuk kanë lidhje me drogën as nuk kanë akuza”, sqaroi Vuçiq për “Veçernje novosti”.

“Do të merret vesh gjithçka, le të bëjnë punën organet përkatëse. Ligjet duhen respektuar dhe besoj se ata që janë implikuar duhet të përgjigjen. Si njeri përpiqem të kuptojë secilin, por shkelja e ligjit për të realizuar qëllimet e pista!?Kur përgjoni presidentin me qëllim që të thoni se e “kapëm”e jo secila bisedë të arkivohet me vjet” tha ai.

Askush nuk ka të drejtë të “arkivoj bisedat e presidentin të Serbisë”.

“Ka policë të ndershëm që i sollën këto biseda, ku ka biseda me babën edhe djalin. Thuhet se janë kërkuar njerëz me të cilët mund të jem, ashtu që të më “zënë” mua. Nuk mendoj se ky është problemi më i madh, kjo flet për faktin se disa njerëz nuk dinë çka është shteti”, tha Vuçiq.

Serbia “nuk është shtet i shpuar” sepse dikush ka përgjuar shefin e shtetit.

“Konsideroj se jemi ndër vendet e rralla që nuk është shkatërruar në atë kuptim. Jam i sigurt se Serbia në këtë çështje është shumë më e fortë në rrethin tonë, bile edhe ndaj disa në BE që nuk kanë sistem sigurie. Nuk është megjithatë lehtë të ndalen ndikimet e huaja, sepse ka politikanë që bëjnë tregti. Nuk kam dyshim se ka përzierje të faktorit të huaj, por nuk i fajësoi të huajt, kur çdo gjë e thurën tanët, Por do të dalim nga kjo”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)