Emocionuese, familja e Nazlie Sherifit shtohet me një vajzë, pesë ditë pas vdekjes së saj

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 14:04
Emocionuese, familja e Nazlie Sherifit shtohet me një vajzë, pesë ditë pas vdekjes së saj

Nazlie Sherifi humbi betejën me jetën të shtunën e kaluar. 19 vjeçarja nuk arriti të përballonte një sëmundje të rëndë në veshka.

Në shtëpinë e saj sot ka një fije gëzimi. Familja e Nazlies është shtuar me një vajzë.

Vëllau i Nazlies, Iliri ka njoftuar se është bërë baba i nje vajze.

Lajmin e ka dhënë Iliri në Facebook, ndërsa në profil ende mbanë fotografinë e zezë për shkak të vdekjes së motrës.

(Kosova Sot Online)