Facebook, Twitter e Youtube bëhen bashkë kundër Trumpit

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 15:40
Facebook, Twitter e Youtube bëhen bashkë kundër Trumpit

Rrjetet sociale të gjitha së bashku kundër Presidentit të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Facebook ka hequr një video të shkurt të presidentit Trump, në të cilën ai nxit përkrahësit e tij që të hyn brenda në “Capital Hill” gjatë të mërkurës, dhe vazhdonte të përsëriste akuzat në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Edhe platformat si, “Youtube” dhe “Twitter”, kanë hequr videon e Trump, me anë të së cilës thuhet se ai shpërndan deklarata të rreme në lidhje me zgjedhjet.

(Kosova Sot Online)