Lladrovci: Për vete dal në punë në ora 7

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 21:12
Lladrovci: Për vete dal në punë në ora 7

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka thënë se ka punuar shumë që qytetari në Drenas të ketë shërbim të mirë në administratë.

Ai thotë se ka kërkuar nga administrata të punojnë me orar të plotë.

“E kam dëshmuar që punojë për qytetarët. Kam pasur informacion që qytetari nuk shërbehet mirë në komunë. Kam shkuar e kam parë vetë. I kam qortuar. Jo me shtag, por me vërejtje. Shërbimi fillon për qytetarin prej 8 deri në 12. Prej 12 deri në 1 është pushimi i drekës. Pastaj prej 1 deri në 4. S’ka sikur në komunat tjera ku punohet vetëm me dy orë për qytetarin.”, tha ai.

“Për vete dal në punë në ora 7 dhe jam i gatshëm për qytetarin”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)