Jashtë listës mund të mbeten edhe Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 23:12
Jashtë listës mund të mbeten edhe Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli

Sipas këtij aktgjykimi, kjo e drejtë i mohohet Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj e Faton Topallit.

Gazin lotsjellës e kishin pothuajse çdo herë me veti.

E në të shumtën e rasteve këtë e hedhnin në sallën e kuvendit.

Por ky akt, do t’i sillte probleme më pas deputetëve të opozitës.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli ishin dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për dy vepra penale: përdorim i mjetit të rrezikshëm e pengimi i personit zyrtar.

Ky dënim sic duket do të ketë pasoja më afatgjate për këta të katërt.

Kjo pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku ndër tjera i dalon kandidimin atyre që janë të dënuar me një vendim gjyqësor me formë të prerë në tre vitet e fundit.

Në lidhje me këtë publikim të aktgjykimit të Kushtetueses ka reaguar edhe ish deputetja e LVV.

Albulena Haxhiu në një  postim në Facebook e ka quajtur të gabueshme vendimin e Kushtetueses, ndërsa ka përsëritur që listës së VV-së do t’i prij lideri i tyre, Albin Kurti.

Ndërkohë, gjatë ditës nga LVV kanë thënë që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu do të përfshihen në listën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi sipas tyre nuk ka asnjë ndalesë.

E njësoj si ta, mendon edhe avokati Tomë Gashi, ku ky numëron disa arsye pse Kurti e të tjerët mund të kandidojnë.

Televizioni gjatë ditës ka provuar që të kontaktoj edhe me ish deputetët tjerë të dënuar në këtë rast, mirëpo të njëjtit ishin të paqasshëm.

(Kosova Sot Online)