Vërshimet nga reshjet, lajmërohet ministri Abrashi

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 12:00
Vërshimet nga reshjet, lajmërohet ministri Abrashi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të kësaj ministrie janë të kalueshme.

Abrashi poashtu pohoi se në disa vende ka pasur edhe rrëshqitje  të dheut.

“Ka vazhduar puna në pastrimin e borës nëpër rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Po punohet në disa akse ku ka pasur rrëshqitje të dheut që të bëhet pastrimi i rrugëve.

Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë, dhe të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme.  Vazhdojmë me punë… ”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

https://www.facebook.com/abrashiarban/posts/3615843388485147

(Kosova Sot Online)