Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë

  • A.P /
  • 01 June 2026 - 14:15
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Aksidentin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, si pasojë e ngjarjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të trafikut, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)