Ky është i riu që dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lum

  • A.P /
  • 01 June 2026 - 15:15
Ky është i riu që dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lum

Një ngjarje tragjike është raportuar në Itali, ku një i ri nga Komuna e Malishevës ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lum në Orzinuovi të Italisë.

Sipas një familjari i ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë.

I njëjti ka konfirmuar se kishte shkuar për t’u larë në lum, por dyshohet se për shkak të rrezikut të zonës ka humbur jetën.

(Kosova Sot Online)