Sot nga ora 11:00 mblidhet Kryesia e LDK-së?

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 10:35
Sot nga ora 11:00 mblidhet Kryesia e LDK-së?

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 11:00 do ta mbledhë Kryesinë e partisë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të medias brenda Lidhjes Demorkatike të Kosovës. Në këtë mbledhje do të diskutohet për dy tema kryesore.

”Sot nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Në këtë mbledhje do të diskutohet për koalicionin me AKR-në e Behgjet Pacollit si dhe për listën zgjedhore”, thonë këto burime.

Ndryshe, media ditë më parë ka paralajmëruar për koalicionin e mundshëm ndërmjet LDK-së e AKR-së.

Edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, edhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë paralajmëruar bashkëpunimin e këtyre dy partive në zgjedhjet e 14 shkurtit.

(Kosoav Sot Online)