Arrestohet në Tiranë 40-vjeçari nga Kosova që po kërkohej nga INTERPOL’I, këto janë akuzat

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 13:51
Arrestohet në Tiranë 40-vjeçari nga Kosova që po kërkohej nga INTERPOL’I, këto janë akuzat

Një 40-vjeçar nga Kosova, i cili akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë” është arrestuar në Tiranë.

Policia e Shtetit thotë se në kudër të operacionit të koduar “Lokalizimi” u vu në pranga shtetasi G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë, i cili qëndron në një banesë të marrë me qira në Tiranë.

“Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacionet e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40-vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Autoritetet ligjzbatuese kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet ne njoftimin e policise.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës.

(Kosova Sot Online)