Takohen Miroslav Lajçak e Philip Reeker në Bruksel, flasin për koordinimin SHBA-BE dhe paralajmërojnë veprime

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 14:08
Takohen Miroslav Lajçak e Philip Reeker në Bruksel, flasin për koordinimin SHBA-BE dhe paralajmërojnë veprime

Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka takuar sot në Bruksel ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Në këtë takim është diskutuar për ripërtëritjen tashmë të konfirmuar të raporteve të forta në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe gjithashtu bashkëpunimin për Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi folur gjithashtu për situatën në rajon në detaje dhe për aktivitetet e ardhshme”, ka shkruar Lajcak.

(Kosova Sot Online)