
Lexoni edhe:
Vërshimet në Vushtrri, përmbyten 500 familje
Zvicra e ka miratuar për përdorim vaksinën e kompanisë amerikane, Moderna, kundër koronavirusit, duke e hapur rrugën për furnizim me 1.5 milion doza të dy vaksinave të miratuara deri në shkurt. Në dhjetor është miratuar edhe vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech.
Vendimi i rregullatorit të ilaçeve erdhi disa ditë pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve gjithashtu ia dha dritën e gjelbër kësaj vaksine. Kjo vaksinë duhet të jepet me dy doza dhe gjatë testimit në njerëz është treguar 95 për qind efikase.
Vërshimet në Vushtrri, përmbyten 500 familje
Lexoni edhe:
“Pas një vlerësimi të plotë të të gjitha të dhënave të dorëzuara për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë, Swissmedic sot e ka autorizuar përkohësisht vaksinën e Moderna-s”, thuhet në deklaratën e rregullatorit të ilaçeve.
Zvicra është përballur me rritje të madhe të numrit të rasteve gjatë valës së dytë të pandemisë. Deri tani, në këtë shtet janë regjistruar rreth gjysmë milioni të infektuar dhe mbi 7.500 viktima, shkruan The Guardian,
Procesi i vaksinimit të popullsisë me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech në Zvicër ka filluar para Krishtlindjeve, ndërsa këtë javë autoritetet e anuluan garën e famshme botërore për skitarët.
Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar që vendi do të marrë gjithsej 500.000 doza të vaksinës në janar dhe një milionë doza tjera në shkurt.
(Kosova Sot Online)