Ky është numri i personave të shëruar nga koronavirusi në gjithë botën

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 11:47
Ky është numri i personave të shëruar nga koronavirusi në gjithë botën

Rreth 66 milionë persona vlerësohet se janë shëruar nga COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 65 milionë e 945 mijë e 197 persona janë shëruar nga COVID-19 në botë.

92 milionë e 95 mijë e 88 persona janë infektuar me këtë virus në botë, ndërsa 1 milionë e 972 mijë e 357 kanë vdekur si pasojë e tij.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me COVID-19 me gjithsej 23 milionë e 369 mijë e 732 raste, pastaj India me 10 milionë e 495 mijë e 816 raste dhe Brazili me 8 milionë e 195 mijë e 637 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 54 mijë e 261 raste nga 200 mijë e 93 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë 387 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në vend është gjithsej 47 mijë e 79, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.

(Kosova Sot Online)