Rreth 3 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 18:25
Rreth 3 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

3 mijë e 1 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Zvicër.

Gjatë kësaj kohe në këtë shtet kanë vdekur edhe 18 persona si pasojë e COVID-19.

Zvicra radhitet e 33’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19, me gjithsej 490 mijë e 358 raste dhe 8 mijë e 488 viktima.

317 mijë e 600 persona janë shëruar në këtë shtet nga ky virus, ndërsa 164 mijë e 270 raste janë aktive me të, 356 nga të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zvicra deri tani ka kryer 3 milionë e 929 mijë e 129 testime për COVID-19.

(Kosova Sot Online)