Haxhi Avdyli: Më 14 shkurt fillon çlirimi

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 15:18
Haxhi Avdyli: Më 14 shkurt fillon çlirimi

Haxhi Avdyli e ka përkrahur marrëveshjen e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin, për t’i hyrë garës së zgjedhjeve në një listë të përbashkët zgjedhore.

Ai ka thënë se më 14 shkurt, datën kur do të mbahen zgjedhjet, fillon çlirimi nga keqqeverisja.

“14 SHKURT Referendum për fillimin e etapës së re të shtetndërtimit. Fillon çlirimi nga Keqqeverisja. Kosova ka shpresë”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Ndryshe, Kurti e Osmani kanë njoftuar sot për marrëveshjen e arritur për zgjedhjet e 14 shkurtit.

(Kosova Sot Online)