Vjosa Osmani pas homazheve në Reçak: Bota t’i kthejë sytë nga këto dëshmi të qarta të krimeve

  • G.G /
  • 15 January 2021 - 10:02
Vjosa Osmani pas homazheve në Reçak: Bota t’i kthejë sytë nga këto dëshmi të qarta të krimeve

Në 22 vjetorin e Masakrës së Reçakut u.d e presidentit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Reçak.

Osmani ka bërë homazhe në Reçak së bashku me kreun e LVV-së, Albin Kurtin.

Pas homazheve ajo është deklaruar shkurtimisht para mediave.

Ajo ka bërë thirrje që bota t’i kthejë sytë nga Kosova duke thënë se ka dëshmi të gjalla të krimeve që janë bërë në vend.

“Kërkojmë që bota t’i kthen sytë nga këto dëshmi të qarta, Serbia ishte ajo që e udhëhoqi gjithë atë luftë, e për fat të keq duke mos kërkuar falje e duke mos lejuar drejtësinë për këto krime, dëshmon që ende po dominon kjo mendje gjenocidale”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)