Doruntina Maloku: LDK-ja është shtëpia jonë politike, ta ruajmë nga ata që urrejnë ekzistencën e saj

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 11:29
 Doruntina Maloku: LDK-ja është shtëpia jonë politike, ta ruajmë nga ata që urrejnë ekzistencën e saj

Doruntina Maloku, vajza e Enver Malokut ka përkrahur Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se kjo parti është shtëpia dhe familja e vetme politike.

Përmes një postimi në Facebook, Maloku tha se LDK-ja është për shtetin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia dhe familja jonë e vetme politike! Ta ruajmë e ta mbrojmë shtëpinë tonë nga ata që e urrejnë ekzistencën e saj!

LDK, për shtetin, me dashuni”, ka shkruar Maloku.

(Kosova Sot Online)