Vdes ish-komandanti i UÇK’së

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 09:58
 Vdes ish-komandanti i UÇK’së

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka vdekur veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Paçrizi.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 15:00.

“Dega e OVL të UÇK në Malishevë, njofton se ka vdekur veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 122 të UÇK, Shefqet Paçarizi. Varrimi bahet sot me dt. 16.01.2021  ne ora 15:00 ne varrezat e veteranve ne F.sh Dragobil”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)