Arrestohet një shtetas turk në aeroport, kapet me dokumente të falsifikuara

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 10:48
 Arrestohet një shtetas turk në aeroport, kapet me dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

I njëjti është paraqitur me pasaportë turke dhe leje qëndrim të Belgjikës e që ishin të falsifikuara

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“ANP-Adem Jashari 15.01.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas turk, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke prezantuar dokumente (pasaportë turke dhe leje qëndrim të Belgjikës), që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)