Nisma me nëntë kandidatë për deputet nga Prizreni

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 15:25
 Nisma me nëntë kandidatë për deputet nga Prizreni

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka përzgjedhur emrat për kandidatë për deputetë të Kuvendit e Kosovës,  në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen me 14 shkurt.

Kryetari i këtij subjekti politik dega në Prizren, Zafir Berisha ka konfirmuar se Nisma në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me nëntë kandidat nga Prizreni.

Bëhet fjalë për Zafir Berisha, Albulena Bala-Halimaj, Sabri Mici, Afrim Tejeci, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Fatmir Gërdella, Veton Rexha dhe Leart Batusha

(Kosova Sot Online)